Transmetuar më 12-09-2017, 10:42

Policia del me deklaratë lidhur me shpërthimin e tritolit të ndodhur në ambientet e një lokali në Elbasan.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Aqif Pasha” në rrugën “Rinia”, në ambientet e jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit V.P., në dy vende të ndryshme kanë vendosur lëndë plasëse e dyshuar tritol.

Një sasi lënde plasëse e dyshuar tritol, ka shpërthyer duke shkaktuar dëme materiale.

Ndërkohë pjesa tjetër është çaktivizuar nga forcat e Njësisë Antieksploziv, në kohë reale, e cila ishte vendosur në ambientet e jashtme të lokalit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 200 gramë lëndë plasëse e dyshuar tritol.

Lidhur me këtë ngjarje është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sakaq po punohet për të zbuluar konflikte të mundshme që mund të ketë pasur i zoti i lokalit.

Për ndjekje të mëtejshme, liodhur me këtë ngjarje materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”. /a.y/noa.al

Në foto: Tritoli i çaktivizuar