Transmetuar më 12-09-2017, 10:29

Nxirret një trup i pajetë si pasojë e rënies së një makine në lumin Drin në Shkodër.

Pas afro tre orë kërkimesh polumbarët mundën të nxjerrin trupin e pajetë të 28-vjeçarit Sokol Kulla, i cili ndodhej në drejtimin e mjetit.

Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Shkodrës.

Një makinë tip “Fiat” me targa AA593FL, ra poshtë urës së Bahçallëkut në ujërat e lumit Drin.

Në vendin e ngjarjes mbërritën shërbimet e policisë, ndërkohë që ka nisur puna për nxjerrjen e mjetit.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur, si dhe për rrethanat e daljes së mjetit nga rruga. /a.y/noa.al