Transmetuar më 12-09-2017, 08:20

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Shkodrës.

Një makinë ka rënë poshtë urës së Bahçallëkut në ujërat e lumit Drin.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë, ndërkohë që ka nisur puna për nxjerrjen e mjetit. 

Pas afro tre orë kërkimesh polumbarët mundën të nxjerrin trupin e pajetë të 28-vjeçarit Sokol Kulla, i cili ndodhej në drejtimin e mjetit.

Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Shkodrës.

Një makinë tip “Fiat” ra poshtë urës së Bahçallëkut në ujërat e lumit Drin.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë, ndërkohë që ka nisur puna për nxjerrjen e mjetit. /a.y/noa.al