Transmetuar më 12-09-2017, 08:10

Kryeministri Edi Rama ka uruar mirëmëngjes një ditë pas nisjes së vitit të ri shkollor, me pamjet e një shkolle të rikonstruktuar në Tiranë.

Ai ka publikuar një video me pamjet e një shkolle të rikonstruktuar në kryeqytet.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje nga transformimi i Shkollës ‘Hasan Tahsin’ në Tiranë, që në çeljen e këtij viti shkollor pret në hapësirat e trefishuara sipas standardeve më të mira të kohës 1000 nxënës dhe vetëm në një turn”, shkruan Rama në Facebook.

Kjo shkollë u inspektua ditën e djeshme nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Nga kjo shkollë ministrja dhe kreu i bashkisë, uruan nxënësit për një vit të mbarë shkollor. /a.y/noa.al