Transmetuar më 12-09-2017, 07:59

“Zyrtarisht e fejuar”. Ishte kjo mënyra në të cilën dha lajmin e zyrtarizimit të lidhjes së dashurisë transgjinorja shqiptare Linda Rei pak kohë më parë, duke bërë që fejesa e saj të bëjë bujë.

Mbrëmjen e djeshme Linda mori pjesë në spektaklin “Dance with me”, ku shoqërohej nga i fejuari i saj.

Mësohet se ata kanë bërë një marrëveshje, ai do të vijë çdo javë dhe do qëndrojë për pak ditë. Linda deklaroi në emision se partneri i saj Massimo, ishte në sallë dhe po e ndiqte.

Por duket se në përfundim të spektaklit ata nuk kanë kursyer momentet intime, duke u fotografuar duke u puthur.

Linda bëri bujë pas pranisë në emisione si “Top Show” dhe “Zonë e Lirë”, ku foli për ndryshimin e gjinisë, duke pohuar se qysh e vogël nuk është ndjerë djalë, por femër.

Mësohet se Linda është fejuar me djalin e një biznesmeni në Zvicër, ndërkohë që ka treguar se janë njohur në një hotel luksoz të tij, teksa ndodhej për pushime me një shoqe. /a.y/noa.al