Transmetuar më 11-09-2017, 20:17

Lëvizja Socialiste për Integrim ka komentuar përgjigjet e Kryeministrit të pyetjeve që deputetë të kësaj partie kishin rezervuar në seancë plenare.

Përmes një reagimi në Facebook, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka shkruar se Rama nuk dha asnjë përgjigje konkrete.

Statusi i Vasilit.

Ky kryeministër me aritmetikë të gremisur.

Këtë kryeministrin tonë e tallin keq edhe të vetët.

Kur pyetet për bujqësine nuk ndan dot eurot nga lekët dhe i duken barabartë, ai s’ka faj se aq di po të tijtë pse e tallin xhanëm?

E pyesin për investimet, që lidhen me rrugë dhe energjitikën dhe paratë që nuk dalin gjëkundi për premtimet e lajthitura të tij dhe ky s’kupton që buxheti i shtetit është një dhe i vetëm. Ky e ndan buxhetin me emra ministrash si llogari shtëpie për secilin.

E pyesin të ziun për ujrat e zeza në Ksamil e ky thotë që Ksamili është i Brukselit dhe jo i Shqipërisë.

E kam thënë që është shkollëpakët, po kaq pak është shumë. /k.k/noa.al/