Transmetuar më 11-09-2017, 20:04

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një pyll të Indisë, ku dhjetëra majmunë janë gjetur të vdekur.

Ekspertët veterinarë kanë deklaruar se shkaku i vdekjes së majmunëve ka qenë një sulm në zemër pasi u frikësuan nga zhurma e tigrave.

Vendasit zbuluan majmunët dhe fillimisht u habitën për vdekjet masive të tyre.

Menjëherë nisëm dyshimet se ata mund të ishin helmuar, por veterinerët zbuluan se sulmet në zemër në të njëjtën kohë.

Vet Dr Sanjeev Kumar tha se “është konfirmuar në raportin post-mortem se majmunët vdiqën për shkak të arrestit kardiak. Majmunët mund të kenë vdekur për shkak të zhurmës së tigrave, të cilët kalojnë shpesh  në zonë”.

Punonjësit e departamentit të pyjeve gjetën majmunët të hënën dhe një video e tmerrshme tregon se ata i mbushën çantat me trupat e tyre.

Fshatarët raportojnë se tigrat shpesh janë në zonë dhe u dëgjuan zhurma.

Por të tjerë thonë se majmunët mund të kenë vuajtur nga infeksione, megjithëse kjo nuk e sqaron se pse ata ngordhën njëkohësisht. /k.k/noa.al/