Transmetuar më 11-09-2017, 18:04

Ermal Mamaqi ka kujtuar 7 vjetorin e martesës së tij përmes një fotoje ku shfaqet përkrah bashkëshortes së tij Amarda Toskës.

Tre vjet pas martesës, çifti u gëzuan me djalin e tyre Joel, i cili gjithashtu është mik i të gjithëve në rrjetet sociale me lojërat bashkë me të atin apo edhe me momentet e paharrueshme që i fal së ëmës.

Sot, Ami dhe Ermali kujtojnë 7 vitet e martesës. Jashtë familjes së tyre dhe të afërmve, këtë datë të shënuar Ermali e ka ndarë edhe me miqtë e tij në Instagram.

Me një dedikim të veçantë dhe me një foto së bashku me Amin, Ermali shkruan: "Si sot, 7 vite më parë u martova me këtë gocën. @amardatoska të dua si ditën e parë…”

Martesa e Amit dhe Ermalit 7 vite më parë mori gjithashtu vëmendjen e të gjithëve pas shumë viteve që çifti kishin bashkë dhe pas disa viteve që Ami kishte hapur biznesin e saj me eventet e nusërisë. /b.l/noa.al/