Transmetuar më 11-09-2017, 17:33

Shumë njerëz janë supersticiozë dhe për ta çdo gjë është e shkruar në yje. Njihuni më poshtë me sekretet që çdo shenjë horoskopi ju fsheh.

Dashi

Mund të jenë shumë seriozë por pëlqejnë të bëjnë shaka kështu që mund të qeshni me lot.

Demi

Bëjnë sikur nuk kuptojnë gjatë një bisede por në të vërtetë ata e dinë se çfarë thatë, çfarë mendoni dhe çfarë kishit për drekë dje.

Binjakët

Mund t’ju lexojnë si një libër.

Gaforrja

Janë një kontradiktë e bukur. Ata janë të organizuar por dembelë, janë të nxehtë por edhe të ftohtë, janë të çuditshëm por edhe me klas.

Luani

Pëlqen t’i vëzhgojë të tjerët dhe imiton çdokënd, përpara të gjithëve dhe është me të vërtetë për të qeshur.

Virgjëresha

Nuk duket si person kureshtar, por në fakt “vdes” për thashetheme dhe do të dijë gjithçka rreth jush.

Peshorja

Ata janë të fiksuar pas bërjes së listave, por ju kurrë s’do ta dini këtë.

Akrepi

Ndryshe nga ç’mendoni se janë shumë të fortë, ata tmerrohen nga filmat e frikshëm.

Shigjetari

Ndryshte nga çfarë ata do ju tregojnë ju, sipas intv, këta persona kanë planifikuar çdo gjë për jetën e tyre, madje edhe emrat e fëmijëve.  

Bricjapi

Janë të ngathët dhe kanë tendencën të ecin mbi gjërat e thyera, por kanë shumë vetëkontroll dhe kështu e fshehin ngathtësinë.

Ujori

Kur ju mendoni se ata po tregojnë teori të reja filozofike ata janë duke menduar se çfarë do hanë më vonë. Ata e pëlqejnë faktin që ju mendoni kështu.

Peshqit

Janë shumë miqësor me të gjithë por kanë shumë pak shokë dhe besojnë vetëm 1 person. /b.l/noa.al/