Transmetuar më 11-09-2017, 15:39

Një dasëm që mblodhi shumë personazhe të njohur, por përveç të njohurve ajo që ra më shumë në sy ishin urimet e bukura që mori çifti, mes të cilëve ka spikatur edhe ai i motrës së nuses, Luana Vjollcës.

Edhe pse shumë media kanë pasur në vëmendje edhe Luanën për të shkruar për pamjen, apo veshjen e saj, vetë Luana i kishte sytë të gjitha për Marinën.

Me një diferencë të vogël moshe, ato janë rritur bashkë, kanë qenë kudo bashkë dhe duket vërtet sikur janë dy gjysma.

"Gjysma ime! Jeta ime! Te kam dashurinë më të madhe në botë. Mbrëmë nuk ngopesha duke të parë…Je një Ëndërr Minushi im", ka shkruar sot Luana në një foto ku është duke takuar Marinën, nusen që e mori Geti.

Gjysma e saj dje pati ditën më të veçantë të jetës së saj duke kurorëzuar dashurinë në martesë me reperin e njohur Getoar Selimi. Sigurisht edhe për Luanën ishte një ditë shumë e rëndësishme ta shihte Minushin e saj nuse. /b.l/noa.al/