Transmetuar më 11-09-2017, 14:55

Vajza e akademikut Farudin Hoxha, i cili u nda nga jeta ditën e sotme, Juli Hoxha ka dhënë në faqen e saj në Facebook, mesazhin e fundit për babanë e saj.

“E bekuar si bija jote, me gjithë dashurinë që më dhe, me gjithçka më mësove dhe edukove. Ti je në themel të asaj ç’ka jam. Krenare për ty babush! Të qoftë dheu i lehtë!”, shkruan vajza e inxhinierit të njohur.

Akademiku Hoxha, ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në moshën 82-vjeçare. Vdekja e tij erdhi pas komplikimeve shëndetësore, të cilat ishin shtuar shumë me kalimin e viteve.

Emrin e inxhinierit Farudin Hoxha e mbajnë disa nga veprat kryesore energjetike në vend. Ai njihet si projektuesi i shumë veprave hidroenergjetike në Shqipëri, ndërkohë që ka qenë edhe ministër i Ndërtimit.

Farudin Hoxha është një nga projektuesit e famshëm të kaskadës së Drinit flet për energjinë. Hoxha është nderuar dy herë me Çmimin e Republikës së Klasit të Parë, për arritjet në punën studimore dhe projektuese në fushën e ndërtimeve hidroenergjetike. /b.l/noa.al/