Transmetuar më 11-09-2017, 14:24

Kryefjalë e mbrëmjes së 10 shtatorit ka qenë dasma e bukuroshes Marina Vjillca dhe reperit të njohur Getoar Selimi. Edhe nëse nuk keni qenë të ftuar, shpesh mund t’ju jetë dukur e kundërta pasi momentet më pikante të asaj ceremonie janë shpërndarë kudo.

Duke nisur që tek fustani i nuses, modeli i flokëve, kostumi i dhëndrit, gjithçka është dokumentuar në Intagramin e të ftuarve.

E megjithatë një detaj me shumë rëndësi i kësaj ceremonie ka qenë edhe tradita e hedhjes së buqetës ku të gjithë vajzat beqare qëndrojnë në radhë.

Në një familje si e Marinës, plot me vajza, sigurisht që është një garë e fortë cila do e kapë buqetën e nuses.

Pasi çifti shkëmbeu premtimet dhe Marina u shpall gruaja e Getit, para se të largoheshin për t’u përgatitur për darkën, nusja, tashmë zyrtarisht e martuar, ndali për t’ia kaluar radhën njërës prej vajzave që u grumbulluan pas saj.

Të gjithë ndoshta kanë pritur që Luana, do e kapte buqetën, por nuk do i ketë të gjitha Luana. Buqetën e kapi njëra nga mbesat e Marinës, vajza e motrës së madhe, Lirës.

Marina ka tre mbesa nga kjo motër, Jorin e cila e priti në altar dhe dy binjake Kledisën dhe Klevisën. Njëra prej tyre, e cila kishte veshur gjithashtu fustan të kuq, si e motra dhe e ëma, ishte fituesja. /b.l/noa.al/