Transmetuar më 11-09-2017, 14:06

Një shaka që mund të thyejë barrierat. Duket se këtë gjë ka pasur si qëllim Kikito, një fëmijë, gjigantografia e të cilit shfaqet në murin mes Meksikës dhe SHBA-ve.

Bëhet fjalë për një vepër, e gjatë 20 metra e artistit francez JR, ku i mituri shfaqet nga ana tjetër e kufirit sikur kërkon ta kapërcejë.

Instalacioni do të qëndrojë një muaj. Objektivi është ai për të sensibilizuar opinionin publik mbi temën e lidhur me emigracionin.

“Ideja më erdhi teksa flija. Pashë këtë fëmijë që shikonte përtej kufirit dhe kur u zgjova e pyeta veten: nuk i njohim të gjitha përfshirjet, ajo që na përfaqëson, por një fëmijë çfarë mund të mendojë? Nuk gjeta përgjigje”, ka deklaruar artisti gjatë një konference për shtyp në San Diego.

Në të vërtetë, i mituri nuk është vetëm frut i imagjinatës së JR. Ai, atë fëmijë e ka parë vërtet, por pasi e kishte ëndërruar. Ose me sa duket kanë qenë të ngjashëm.

Ka ndodhur në Meksikë, pikërisht pranë mureve të kufirit me SHBA-të. Artisti kështu ka fotografuar fëmijën dhe pastaj e ka riprodhuar artistikisht. /b.l/noa.al/