Transmetuar më 11-09-2017, 13:58

Preferoi jetën e fëmijëve të saj, në vend që të zgjidhte të jetonte. Kështu një nënë kurajoze u mposht nga kanceri.

Carrie DeKlyen sakrifikoi mundësinë që të zgjaste jetën e saj, në mënyrë që të sillte në jetë fëmijën e saj të gjashtë, në vend që të kurohej për kancerin nga i cili ishte prekur.

Të shtunën, më 9 shtator ajo u nda nga jeta, tre ditë pas lindjes. Gruaja amerikane nga Michigan ishte prekur nga kanceri në tru, shkruan noa.al.

Mjekët i kërkuan që t’iu nënshtrohej kimioterapive, por gruaja refuzoi pasi në këtë mënyrë do të thoshte të ndërpriste shtatzëninë.

Të mërkurën 37-vjeçarja solli në jetë një vajzë, të cilën e quajti Life Lyn, e cila erdhi në jetë para kohe, më pak se 1 kilogram, por që gëzon shëndet të mirë.

Mjekët i hoqën pajisjet që e mbanin artificialisht në jetë dhe gruaja gjeti vdekjen gjatë së shtunës e rrethuar nga familjarët. /a.y/noa.al