Transmetuar më 11-09-2017, 13:51

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, Ramush Haradinaj për marrjen e kësaj detyre.

Në urimin e tij, kryedemokrati Basha është shprehur i bindur se Haradinaj do t’ia dalë kësaj sfide të rëndësishme me të njëjtin sukses që ka përballuar edhe sfida të tjera në historinë e Kosovës.

“Në emër të Partisë Demokratike dhe në emrin tim ju shpreh urimet më të sinqerta për detyrën e lartë dhe me përgjegjësi të drejtimit të qeverisë së Kosovës.

Kam besim të plotë se ju do t’ia dilni kësaj sfide të rëndësishme me të njëjtin sukses që keni përballuar edhe sfida të tjera në historinë e Kosovës.

Unë dhe Partia Demokratike ju ofrojmë të gjithë mbështetjen tonë në realizimin e misionit tuaj për Kosovën dhe qytetarët e saj”, shkruan Basha. /b.l/noa.al/