Transmetuar më 11-09-2017, 13:42

Një fëmijë 11-vjeçar u nxor i gjallë nga rrënojat e një banese të shembur në Juchitan, në shtetin e Oaxaxa të Meksikës.

Josue, qëndroi nën rrënoja për dy ditë pas tërmetit të fuqishëm të natës së të enjtes në Meksikë.

Guvernatori i shtetit, Alejandro Murat Hinojosa, deklaroi se vogëlushi po merr ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Vogëlushi u nxor i gjallë pasditen e së shtunës, pasi ekipet e kërkim shpëtimit po gërmonin me orë të tëra.

Tërmeti ishte 8.4 ballë i shkallës rihter, duke shkaktuar rreth 30 të vdekur dhe qindra të plagosur. /a.y/noa.al

Tërmet 8.4 ballë në Meksikë, frikë për tsunami. Dhjetëra viktima