Transmetuar më 11-09-2017, 13:39
Publicitet

Personat mbi 35 vjeç janë më të palumtur në punën e tyre se sa kolegët e tyre në moshë të re. Ky është përfundimi i dalë nga një studim me më shumë se 2 mijë të anketuar në Britani të Madhe.

Sipas studimit, një në gjashtë punonjës britanikë mbi 35 vjeç ishin të palumtur, dy herë më shumë se të anketuarit nën moshën 35 vjeç.

Cary Cooper, një kërkuese në Manchester Business School, thotë se ka mënyra për të luftuar mërzinë, por duhen përpjekje të mëdha.

“Është presioni për të qenë gjithnjë në një nivel të lartë, ose zhgënjimi se mos nuk ia dilni dot mbanë të ngjisni shkallët e karrierës.

Ekuilibri mes punës dhe jetës private merr kuptimin që ju të kujdeseni për fëmijët, se sa vetëm menaxhimi i stresit personal. Të bësh miq në vendin e punës mund ta përmirësojë situatën”, tha Cooper.

Ndërkohë që rreth një e treta e njerëzve mbi 55 vjeç thanë se ata nuk ndiheshin të vlerësuar në vendin e tyre të punës. /b.l/noa.al/

Loading...