Transmetuar më 11-09-2017, 11:35

Regjisori Chris Moukarbel ka realizuar një dokumentar për yllin e muzikës Lady Gaga. Premiera e tij është shfaqur në Festivalit Ndërkombëtar të Torontos dhe titullohet “Five Foot Two”.

Dokumentari  vjen në formën e një rrëfimi më intim të jetës së yllit të popit, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Joanne Germanotta.

Në një konferencë të mëparshme shtypi, Gaga njoftoi se do të tërhiqet përkohësisht nga skena.

“Më emocionon ideja që të kaloj pak kohë me veten duke reflektuar mbi 10 vitet e shkuara. Dëshiroj po kështu të fokusohem tek ajo që dua të krijoj në vazhdim”, tha Lady Gaga.

Këngëtarja tregon më tej se nuk e ka parë filmin dokumentar mbi jetën e saj. “Ky film nuk është vizioni im, është vizioni i regjizorit Chris Moukarbel.

Unë madje mund të them se mbeta e befasuar që konsiderohem subjekt mjaftueshëm interesant sa për t’i kushtuar një vëmendje të tillë”, u shpreh ajo.

Disa pjesë të “Five Foot Two” tregojnë luftën e kantautores së famshme me dhimbjen kronike, pasojë e një dëmtimi të legenit.

Këngëtarja tregon se vuan nga një dhimbje kronike të kyçeve dhe dridhet vazhdimisht.

Në një pjesë të klipit ajo shihet të jetë shtruar në spital për shkak të dhimbjes kronike të kyçeve dhe legenit.

Teksa shtrëngon dhëmbët, ajo thotë: “Do të luftoj si e çmendur për ata sepse e dua atë gjë”.

Ajo shfaqet në klip, edhe teksa konsumon marijuanë në makinë si edhe teksa mbështetet në mur.

“Unë gjithmonë pi marijuanë në makinën e gjyshes”, tregon Lady Gaga, teksa vendos këmbët tek kroskoti e makinës. /b.l/noa.al/