Transmetuar më 11-09-2017, 08:58

Kryetari i Partisë Demorkatike Lulzim Basha ka uruar të gjithë nxënësit për suksese, me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor.

“Urime nxënësve në fillimin e një tjetër viti që do t’i bëjë më të ditur, më të mirë dhe do t’u hapë dyer të reja. Urime prindërve në rrugën e përmbushjes së ëndrrave më të mira që ata kanë për fëmijët e tyre”, shkruan Basha në urimin e bërë në rrjetin social Facebook.

Më tej ai uron mësuesit, të cilët i cilëson punëtorë të palodhur për përparimin e brezit të ri dhe të ardhmen e vendit.

Ditën e sotme mbi 495 mijë nxënës në të gjithë vendin do të ulen në banka për të ndjekur vitin e ri shkollor.

Por mes tyre, 33 mijë janë vogëlushë të cilët ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Ministria e Arsimit bën me dije se shkolla fillon në 11 shtator dhe përfundon në 2 qershor 2018 për arsimin fillor, dhe 14 qershor për shkollat e mesme. /a.y/noa.al