Transmetuar më 11-09-2017, 07:30

Nata e lënë pas ishte e mbushur plot emocione për çiftin e njohur, prezantuesen Marina Vjollca dhe reperin Getoar Selimi.

Pas disa vitesh lidhje, mbrëmjen e së dielës ata liodhën kurorë buzë detit, në zonën e Gjirit të Lalzit.

Marina u shfaq si një princeshë e vërtetë me fustane të fryrë dhe me flokët të stiluara vërtetë hijshëm.

Ajo ishte sheqeri i dasmës, ku gjatë gjithë kohës e buzëqeshur kërcente lirshëm mes mysafirëve. Edhe Getoari u shfaq mjaft elegant me kostumin e zi fin, i cili e bënte të dukej hijerëndë.

Në fotografitë dhe videot më poshtë gjeni disa nga momentet më emocionuese të dasmës. /a.y/noa.al