Transmetuar më 10-09-2017, 20:39

Geti dhe Marina ndërruan unazat në ceremoninë e tyre të martesës në Durrës tek Gjiri i Lalzit.

Marina Vjollca dhe Getoari, kurorëzuan kështu në martesë, dashurinë e tyre disavjeçare.

Një dasmë me mbi 400 të ftuar ku në mesin e tyre dhe shumë fytyra publike.

Çifti Marina-Getoar, i thanë PO njëri-tjetrit duke premtuar për dashuri të përjetshme.

Marina është shfaqur tejet e bukur, me fustan të bardhë i cili është dizenjuar nga një stiliste nga Kosova.

Ndërsa Getoari është shfaqur me një kostum të zi, me shumë klas.

Ju mund të shikoni dhe momentin emocionues teksa të dy shkëmbejnë unazat martesore. /a.k/noa.al/