Transmetuar më 10-09-2017, 18:53
Publicitet

Një vajzë në Mumbai të Indisë është detyruar t’i nënshtrohet një operacioni urgjent për shkak të dhimbjeve të tmerrshme që i vinin nga stomaku.

Ajo nuk hante dot dhe kishte vjellje të shpeshta.

Gjatë operacionit mjekët kanë mbetur të shokuar kur kanë hapur stomakun e 20-vjeçares.

Ata i kanë nxjerrë një top me flokë me peshë një kilogramë.

Vajza i kishte ngrënë ato për një kohë të gjatë derisa kishin filluar dhimbjet dhe të vjellat.

Ky ves në fakt, i të ngrënit të flokëve, ka një bazë psikologjike që njihet si Sindroma Rapunzel.

Mjekët këshillojnë prindërit që të jenë të vëmendshëm ndaj fëmijëve të tyre./a.k/noa.al/

Loading...