Transmetuar më 10-09-2017, 15:14

Sytë e moderatores Rudina Magjistari qysh në momentin që u bë nënë, kanë marrë një tjetër shkëlqim.

Lumturia i reflektohet në çdo moment dhe ajo nuk ngurron që ta tregojë këtë gjë.

Ditën e sotme ajo ka publikuar në Instagram një foto të të shoqit Xhavitit dhe vajzës së tyre Mia, teksa shëtisin në natyrë.

“E bekuar që ju kam. Familja ime e bukur, kohë e bukur. Ne të tre. Dashuri”, shkruan Rudina si diçiturë të fotografisë.

Kujtojmë se Rudina u bë nënë fund tetorin e vitit 2015, si fryt i lidhjes disa vjeçare me ish-kampionin e kick boksit Xhavit Bajramaj. /a.y/noa.al