Transmetuar më 10-09-2017, 12:45

Dasma e javës së kaluar kur aktori i humorit Besart Kallaku u lidh në martesë me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, është ndër më të bujshmet e kohëve të fundit.

Nëse atmosfera festive ishte në maksimum, një pjesë të madhe të alegrisë e dhuroi vetë dhëndri.

Në videon më poshtë gjeni batutën më të paparë të Besit në altar, në momentin që pyeten të pranishmit nëse ka njeri kundra.

Besi thotë mes të qeshurave, “Olti Currin e kanë lidh, kështu që vazhdo se s’ka për të na rënë njeri në qafë”.

Kjo video është publikuar prej vetë opinionistit thumbues në profilin e tij ku shkruan, “Hahahahaha Bes Kallaku, Xhensila Myrtezaj. Paskam qenë në dasëm edhe unë. Na fikët derën, se doni qokën ju tani”. /a.y/noa.al