Transmetuar më 10-09-2017, 11:28

Ramush Haradinaj qysh prej ditës së djeshme është Kryeministri i ri i Kosovës.

Ai u votua në Kuvend me 61 vota pro dhe një abstenim, duke marrë zyrtarisht drejtimin e qeverisë.

Por seanca e votimit u ndoq nga afër edhe nga bashkëshortja e tij Anita Haradinaj, e cila e ka mbështetur gjatë gjithë kohës të shoqin.

Pak momente pas zyrtarizimit si Kryeministër, Ramushi ka ndarë lumturinë me të shoqen duke e puthur në buzë.

Anita Haradinaj u pa sa e thjeshtë edhe fine, duke ndarë gëzimin e të shoqit, i cili për të dytën herë zgjidhet për të qeverisur vendin.

Më tej ata dolën në shoqërinë e njeri tjetrit nga Kuvendi. /a.y/noa.al