Transmetuar më 10-09-2017, 09:00

Kryeministri Edi Rama këtë të diel ka uruar mirëmëngjes me një prej pamjeve më të bukura në vendin tonë.

Ai ka publikuar një fotografi të Ujëvarës së Grunasit në Theth në profilin e tij në Facebook.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një të diel të qetë me këtë pamje fantastike të Ujëvarës së Grunasit në Theth, një monument natyre i mbrojtur dhe ndër bukuritë më të veçanta të alpeve shqiptare”, shkruan Rama.

Por një qytetar ka befasuar me një komentin e tij, duke shkruar, “Monument thotë... e ruajnë njerëzit se për ty ishte bo gurore aj. Mos qaj po jepi puno pak, leni llafet”.

“Mirëmëngjesi z.Kryeministër por kur e shikoni sa i bukur është Thethi, mirë është që edhe dritat mos ti ndërprisni se latë nam ikën, gjithë turistët”, shkruan një tjetër. /a.y/noa.al