Transmetuar më 09-09-2017, 22:51

Ëndrra me e madhe e çdo vajze në ditën e dasmës është të shoqërohet nga babai në altar apo të kërcejë nje vallëzim me të, por jeta ndonjëherë e pamundëson këto moment.

23-vjeçarja Francesca Barnecutt, po shkonte në kishën St Columb Minor në  Angli, për t’u martuar në momentin, kur një flutur erdhi pranë saj.

E pabesueshmja që e la nusen pa fjalë ishte se flutura qe e njëjtë me tatuazhin që ajo kishte bërë në kujtim të babait të saj.

Flutura ju ndal në dorë ndërsa emocionet ishin të mëdha.

“E pashë kur po vinte drejt meje dhe menjëherë ndjeva praninë e babait tim. Sa e çuditshme. Para dy ditësh isha tek shtëpia e nënës ku po i thoja se sa e çuditshme do të ishte nëse do të kisha parë një flutur të kuqe ditën e dasmës, kur një rreze dielli ra nga dritarja drejt fotos së babait mbi mur”, ka treguar ajo për “The Sun”, e bindur që shpirti i babait të saj e vizitoi në ditën e dasmës.