Transmetuar më 09-09-2017, 15:24
Publicitet

Mos ndoshta sulmuesi i Nisës do të bëhet sërish baba? Mediat rozë janë “çmendur” me dyshimet e ngritura se pas vogëlushes Pia, sulmuesi do të ketë edhe një tjetër fëmijë.

I kujt është barku i fryrë në profilin e Instagramit të Mario Balotelli-t?

E dashura e fundit me të cilën Balo është parë publikisht në Sardegna në muajin qershor ishte Serena, një vajzë nga Lecce, për të cilën nuk dihet më tepër.

Të jetë vallë Serena në pritje të ëmbël? Deri tani futbollisti nuk është prononcuar në lidhje me këtë, ama ndjekësit e tij dhe disa media shprehen të bindur.

Ende mbetet mister, ndërkohë Mario Balotelli është babai një vajze 4 vjeçare, Pia të cilën e ka me ish të dashurën e tij Rafaella Fico. /b.l/noa.al/