Transmetuar më 08-09-2017, 18:01

Një shofer është përballur me një ngjarje aspak të bukur pasi zbuloi se një “mik” i paftuar kishte zënë vend në motorin e makinës së tij.

Ngjarja ka ndodhur në Australi dhe i riu ka qenë duke udhëtuar nga Noosa deri në Queensland.

Pasi bëri 30 kilometra rugë ai hasi probleme me makinën e tij dhe vendosi të hapte kapakun e saj, kur zbuloi se brenda qëndronte një piton plot 3 metra i gjatë.

Ai ishte duke ecur kur makina i’u fik në rrugë dhe shoferi nuk e kuptoi shkakun, prandaj vendosi të hap kofanon e makinës për të kuptuar më shumë rreth problemit që i shkaktoi defektin në automjet.

Pitoni ishte fshehur tek pjesa e motorit dhe ka tmerruar të riun i cili ka njoftuar menjëherë policinë, e cila ka bërë të mundur largimin e tij.