Transmetuar më 08-09-2017, 17:50

Një adoleshente ka përfunduar me qindra plagë të shkaktuara në trup si pasojë e një sulmi të disa minjve. 14-vjeçara paraplegjike, ishte duke fjetur në momentin kur minjtë filluan ta kafshonin duke i shkaktuar 225 plagë në të gjithë trupin.

Kjo ngjarje ka ndodhur në qytetin Roubaix, në veri të Francës.Të dielën e kaluar, stacioni policor në Roubaix kishte marrë njoftim nga spitali i qytetit se një adoleshente paraplegjike kishte marrë shërbim mjekësor për 225 plagë në të gjithë trupin, tha një burim i policisë për AFP.

Mjekja e mjekësisë ligjore arriti në përfundimin se lëndimet ishin shkaktuar nga një grup minjsh, të cilët kishin qenë në gjendje të sulmonin vajzën në shtrat për shkak të paaftësisë së saj për të reaguar.

Babai i adoleshentes paraqiti një ankesë kundër pronarit të shtëpisë ku jetonte me qira dhe kundër bashkisë së Roubaix.

Ai i kishte kërkuar në mënyrë të përsëritur, por më kot, heqjen e një grumbulli kavanozash të mbetur në afërsi të një parkingu makinash aty pranë.

Ndërkohë një hetim paraprak është hapur për “kushtet e strehimit në kundërshtim me dinjitetin njerëzor”, tha prokurori për AFP. /k.k/noa.al/