Doktorët i thanë se për shkak të perimetrit të madh të kokës së foshnjës, lindja natyrale për të do të ishte e rrezikshme. Kështu që i sugjeruan lindjen me operacion çezarian. Por familja e vajzës nuk pranoi që ajo të lindte në këtë mënyre.
Kjo pasi sipas ligjit kinez, familjarët e gruas duhet të japin leje përpara se stafi mjekësor të fillojë operacionin. Pasi familjarët nuk e lejuan, gruaja e quajtur MA u hodh nga kati i 20 i spitalit në Kinë.
Video e kapur nga kamerat e sigurisë tregon momentin kur gruaja i ulet në gjunjë familjes ndërsa vuan nga dhimbjet e lindjes.
Ndërsa bashkëshorti i saj u tha gazetarëve se kanë qenë doktorët ata që refuzuan të bënin operacionin çezarian.
Video e bërë publike nga mediat e huaja është komentuar shumë edhe për faktin se si mundi gruaja të hidhej nga kati i 20 kur aty ndodhej edhe stafi mjekësor.
Çështja është ende duke u hetuar.