Transmetuar më 08-09-2017, 08:11
Publicitet

Kryeministri Edi Rama me anë të një video me mbresat e turistëve, ka uruar mirëmëngjes, duke promovuar zonat turistike në vendin tonë.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto mbresa të turistëve gjatë vizitave në zonat e trashëgimisë sonë historike e kulturore”, shkruan Rama në Facebook.

Në video flasin turistë të huaj nga zona arkeologjike e Amantias në Vlorë, të cilët shprehen të mbresuar.

Por as në këtë postim nuk kanë munguar kritikat e qytetarëve ndaj kreut të qeverisë.

“Na hape barkun, po bëhesh shumë bajat”, shkruan një qytetar.

Një tjetër ndalet te çështja e Ballist Morinës duke thënë se “A mundemi disi ose popullin me organizu disi në prapavijë për Ballist Morinën të bëjmë diçka, mos të ekstradohet në Serbi”.

“Si ha mortja agjencitë turistike, ngrihet Kryeministri u bën reklamë vendeve turistike tona që ti ngrejë kokën atdheut dhe t’u shtohet puna agjencive. Po vetë pse s’lëvizin e ankohen s’ka punë”, shkruan një tjetër qytetar. /a.y/noa.al