Transmetuar më 07-09-2017, 16:37

Christiano Ronaldo, sapo i shtoi koleksionit të tij të makinave, një Ferrari, që kushton plot 340 mijë paund.

Ylli i Realit të Madridit publikoi në Instagram një foto me makinën e tij më të re, Ferrarin F12 TDF, ngjyrë vishnje, ku shkruan: "Mbërriti".

Gëzimin e makinës së re, Christiano e ka ndarë me djalin e tij 7 vjeçar, Cristiano JR, i cili siç shihet në foto ndodhet brenda saj.

Cristiano Ronaldo është babai i tre fëmijëve, 7 vjeçarit dhe dy binjakëve Eva dhe Mateo të cilët erdhën në jetë vetëm pak muaj më parë, ndërsa mendohet se nëna e tyre është surrogato, thënë ndryshe grua që ka dhënë barkun me qera. 

Gjithashtu futbollisti portugez është në pritje për t’u bërë baba për të katërtën herë, pasi e dashura e tij Georgina Rodriguez është rreth gjashtë muajshe shtatzënë në pritje të fëmijës së saj të parë. /b.l/noa.al/