Transmetuar më 07-09-2017, 16:23
Publicitet

Ky është horoskopi për ditën e premte, 8 shtator 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, financat dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi 

Në përgjithësi jeta juaj në çift do jetë e mbrojtur nga yjet. Komunikimi me partnerin/en do jetë i mirë dhe kështu do mund të zgjidhni me qetësi çdo mosmarrëveshje që keni pasur. Beqarët do jenë mjaft të favorizuar në dashuri. Më në fund ata nuk do ndihen më vetë sepse dikush do ua bëjë ditën të bukur. Financat do jenë të paqëndrueshme.

Demi 

Ditë shumë normale kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Bashkëpunimi dhe komunikimi do vazhdojë gjatë gjithë kohës. Beqarët duhet të tregohesh shumë të matur dhe të mos joshin cilindo që do iu dalë përpara. Mund të ndeshni persona që do t’iu lëndojnë. Në planin financiar do jeni mjaft optimistë dhe do arrini ta përmirësoni situatën. 

Binjakët

Do tregoheni më të hapur me partnerin/en tuaj gjatë kësaj dite dhe do keni mundësi të flisni për gjithçka që iu shqetëson. Ai do jetë i gatshëm t’ua plotësojë qejfin. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri edhe pse do mundohen shumë që të gjejnë dikë. Në planin financiar çdo gjë do jetë në varësi të sjelljes suaj.

Gaforrja

Do ngrini shumë pikëpyetje për jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe nuk do dini çfarë rruge të ndiqni. E mira do jetë të flisni hapur me partnerin/en sepse vetëm me të mund të gjeni një zgjidhje të përshtatshme. Beqarët nuk do kenë asnjë të re në planin sentimental. Në planin financiar pritet një ditë e vështirë dhe e mbushur me probleme.

Luani

Duhet t’i shtoni pak më shumë dozat e fantazisë gjatë kësaj dite nëse doni që marrëdhënia në çift të shkojë ashtu si duhet. Partneri/ja nga ana e tij do bëjë sa të mundet. Beqarët më mirë të qëndrojnë edhe sot vetëm sepse nuk është dita e duhur për njohje të reja. Sektori i financave do jetë i qëndrueshëm.

Virgjëresha

Sot do e konsolidoni edhe më tepër lidhjen që keni krijuar dhe do filloni të thurni plane mbi të ardhmen. Partneri/ja do bëjë lëshime pa fund. Beqarët do e kenë mendjen vetëm tek fillimi i aventurave pasionante dhe jo tek krijimi i një lidhjeje të qëndrueshme. Do iu plotësohen dëshirat. Në planin financiar do keni fat dhe do kryeni transaksione të rëndësishme. 

Peshorja

Do mendoni vetëm për veten tuaj gjatë kësaj dite dhe pa dashje mund ta lëndoni shumë partnerin/en tuaj. Tregohuni paksa më të kujdesshëm. Beqarët nuk do e mendojnë gjithë kohës krijimin e një lidhjeje, por do dalin me miqtë dhe do argëtohen pa fund. Financat do jenë shumë të mira.

Akrepi

Sot do e bëni gjithçka në bashkëpunim me partnerin/en tuaj dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen më të vogël me të. Toleranca dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Beqarët me shumë gjasë do fillojnë një histori të bukur dashurie. Në planin financiar do tregoheni të kujdesshëm dhe nuk do shpenzoni kuturu. 

Shigjetari

Do jeni shumë ëndërrimtarë gjatë kësaj dite dhe do kërkoni nga partneri/ja gjëra të pamundura. Mos e prishni atmosferën e ngrohtë që ishte krijuar mes jush sepse do jetë e vështirë t’i riktheheni së njëjtës gjë. Beqarët edhe sot do ndihen të vetmuar sepse nuk do e gjejnë personin e ëndrrave. Financat do jenë në gjendje të mirë.

Bricjapi

Nëse jeni në një lidhje që prej shumë kohësh asgjë nuk do shkojë ashtu si e kishit menduar. Partneri/ja nuk do përkujdeset aq sa duhet dhe do iu qëndrojë më larg se më parë. Beqarët nuk duhet të rrezikojnë asgjë vetëm për të gjetur dashurinë. Në planin financiar problemet do jenë të shumta, por jo dhe aq alarmuese. 

Ujori

Të gjithë ata që janë në një lidhje do jenë më të sinqertë me personin që kanë në krah dhe nuk do i mbajnë atij asnjë të fshehtë. Në këtë mënyrë marrëdhënia e tyre do përmirësohet ndjeshëm. Beqarët do hedhin hapat e para drejt një angazhimi serioz. Në planin financiar do iu duhet të merrni masa në mënyrë që të stabilizoni situatën. 

Peshqit

Venusi do ua bëjë jetën në çift edhe më të bukur sot. Do ia shprehni pa fund ndjenjat atij që dashuroni dhe do drithëroheni kur të jeni pranë tij. Beqarët nuk do kenë komplekse dhe me shumë gjasa do mendojnë të krijojnë lidhje. Në planin financiar klima do jetë e dyzuar. Kujdes me shpenzimet e tejskajshme. /b.l/noa.al/

Loading...