Transmetuar më 07-09-2017, 00:50

Dihet tashmë për një kohë të gjatë  se të gjitha femrat në të gjithë botën depilojnë zonën e tyre intime.

Një studim i fundit ka konfrimuar se shumica e femrave i heqin plotësisht qimet nga zona intime madje disa prej tyre zgjedhin edhe depilimin permanent.

Fatkeqësisht kjo “metodë”, është kthyer në diçka shumë normale për femrat e shoqëris sonë moderne, por jo të gjitha janë të vetëdijshëme për efektet anësore që vijnë si pasojë e përdorimit të kësaj metode.

Mjafton ti hidhni një sy këtij artikulli për të zbuluar më shumë rreth këtij studimi…

Shije.al ju rekomandon se ju nuk duhet të depiloni qoftë me dyll qoftë me brisk qimet pubike.

Ja çfarë duhet të dini – në "Ditarin Amerikan të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë", shkencëtari i famshëm Andrea de Maria thotë se vajzat nuk janë në dijeni të rreziqeve që vijnë nga depilimi i qimeve në zonën intime.Një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se 87% e femrave paguajnë për një prerje të zakonshme në një sallon bukurie dhe 90% e tyre paguajnë për një depilim të qimeve pubike. Kjo është një situatë alarmante sepse do të thotë se 90% e femrave janë të rrezikuara nga infeksionet e ndryshme që vijnë si pasojë e këtij depilimi sepse zona intime është shumë sensitive dhe është e prirur të ketë prerje dhe plagë të shumta. Zona poshtë belit është e mbushur me gjëndra djerse. Kjo do të thotë se ajo pjesë e trupit është një mjedis ideal për rritjen bakteriale.Gjithashtu, nëse lëkura ka prerje të vogla, ekziston një rrezik i madh i infeksionit. Diçka tjetër shumë e rëndësishme që duhet të dini është se qimet pubike shërbejnë si pengesë për transmetimin e sëmundjeve seksualisht të trasmentueshme.