Transmetuar më 06-09-2017, 22:31
Publicitet

Në burrë në Illinois të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka mbetur i shokuar kur prostituta të cilën ai e kishte prenotuar përmes një uebsajti, kishte qenë gruaja e tij me të cilën kishte 19-vite me të.

Ai kishte prenotuar prostitutën pasi i kishte thënë gruas së tij se po dilte të pinte me kolegët e punës, por në të vërtetë ai ishte nisur drejt motelit që gjendej në rrethinën e qytetit, shkruan Telegraph Sun.

Me të mbërritur në motel, ai kishte përdorur telefonin për të rezervuar një prej prostitutave, 27-vjeçe, e cila kishte reklamuar vetëm trupin e saj në uebsajt.

Zbulimi shokues ka ndodhur pasi ajo ka mbërritur në motel, dhe ishte zemëruar se burri 43-vjeçar e tradhtonte me prostituta.

Nga ana tjetër edhe bashkëshorti ka mbetur i zemëruar që bashkëshortja e tij punonte si prostitutë.

Mediat amerikane shkruajnë se çifti po planifikojnë që të ndahen./a.k/noa.al/

Loading...