Transmetuar më 06-09-2017, 20:38

Shpesh dietat që na thonë për humbje të shpejta kilesh na dëmtojnë organizmin tonë. Prandaj ne sot, vijmë me një supë e cila do tju ndihmojë të eliminoni kilet e tepërta, në mënyrën e duhur.

Kjo supë e famshme përmban vetëm përbërës natyralë dhe tashmë ka ndihmuar mijëra njerëz të humbasin peshë.

Mund të hahet sa herë që ndiheni i uritur dhe kjo do t'ju ndihmojë të humbni peshë natyrshëm dhe pa ndonjë problem shëndetësor.

Supa eliminon toksinat nga trupi juaj dhe djeg yndyrën e tepërt.

Rutina duhet të ndiqet për një javë. Më pas, duhet të vazhdoni me dietën tuaj normale.

Çfarë ju nevojitet: 1 gjysmë lakër 2 speca jeshile 3 degë selino 6 domate 6 qepë të mëdha 1 spec të vogël djegës.

Përgatitja: Në një tenxhere me zjarr mesatar skuqni qepët me domatet e grira imët. Sapo të jenë zbutur shtoni specat e prerë, selinonë, specin djegës dhe vazhdoni ti trazoni.

Në fund shtojini lakrën e prerë imët dhe 4 gota ujë, shkruan Shije.al. Lëreni të ziejë derisa supa të jetë plotësisht gati. Hajeni këtë supë sa herë që të keni uri për 7 ditë, pastaj vazhdoni me dietën tuaj të zakonshme. Rezultatet do të duken brenda një kohe të shkurtër.