Transmetuar më 06-09-2017, 19:08

Një 33-vjeçare ka vënë në alarm policinë në një zonë të Shteteve të Bashkuara teksa arriti që të heqë prangat nga duart dhe u largua me makinën e policisë.

Ajo ishte lënë në pjesën e pasme të makinës para se të kryente arratisjen spektakolare.

33-vjecarja ishte kapur me çanta mallrash të vjedhura dhe oficerët po kontrollonin çfarë kishte brenda.

Pamjet e publikuara tregojnë guximin e Toscha Sponsler për t’ia mbathur. Ajo i jepte makinës me 160 km/h derisa policët e kapën pasi e ndoqën për 23 minutash.

Forcat arritën ta kapnin përsëri duke përdorur një manovër PIT që të humbiste kontrollin e makinës. /k.k/noa.al/