Transmetuar më 06-09-2017, 17:56
Publicitet

Sulmuesi francezë 18 vjeçari Kylian Mbappe së bashku me presidentin e PSG-së,  Al-Khelaifi dolën në një deklaratë të përbashkët për mediat.

“Isha në favor të qëndroja në Monaco. Kam biseduar me familjen time dhe kam marrë vendimin për t’iu bashkuar PSG-së.

Projekti i Parisit më interesonte, madje edhe pa Neymar. Por kjo është një bonus shtesë, është e mahnitshme të luash me një futbollist të tillë. Unë do ta dëshmoj vetEn time, dhe kam shumë për të provuar”, ka thënë Mbappe.

Ai është huazuar te PSG-ja, por kjo e fundit është e detyruar që në fund të sezonit të paguaj klauzolën 180 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e plota të futbollistit francez.

18 vjeçari që ka zhvilluar afro 50 paraqitje me Monacon dhe ka shënuar 17 gola, ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me PSG-në.