Transmetuar më 06-09-2017, 15:48

Të gjithë, në përditshmëri vijmë në kontakt me situata që na shkaktojnë ankth. Shumë apo pak ai ndikon negativisht në ditën tonë.

Përveç atyre që ne shprehim me fjalë, edhe trupi ka disa mënyra për t’u ankuar. Ja cilat shenja shfaq ai:

Jeni vazhdimisht të lodhur- Lodhja trupore nuk ndalon asnjëherë, edhe kur qëndroni në shtëpi gjatë pushimit.

Shfaqni shenja të ndryshme në trup- Stresi ndikon në të gjitha organet e trupit. Lëkura është një nga ato.

Nuk mund të përqendroheni- Ankthi mund t’ju shpërqendrojë në mënyrë që të mos keni mundësi të përqendroheni në diçka për orë të tëra.

Keni vështirësi në frymëmarrje- Shtrëngim në gjoks, frymëmarrje shumë e shpejtë, ose simptoma të tjera të frymëmarrjes mund të jenë të lidhura me presionin psikologjik.

Disa nga hapat për ta kontrolluar ankthin:

1. Hiq dorë nga kërkesa për perfeksion.

2. Pusho së shqetësuari dhe kujdesuri për gjithçka.

3. Përdor fuqinë tënde të brendshme për të bindur veten që nuk është e nevojshme të dish dhe të bësh gjithçka.

4. Pranoji emocionet e tua.

5. Ushtrohu me ushtrimet kundër turpit dhe kundër perfeksionit.

6. Ndiq zakone të reja. /b.l/noa.al/