Transmetuar më 06-09-2017, 14:16

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviç, deklaroi sot se gjykatat serbe “mund të sigurojnë gjykim të drejtë dhe të ndershëm” për Ismail Morinën, ekstradimin e të cilit nga Kroacia po e kërkon Serbia.

“Sa i përket këtij rasti, duhet pritur vendimi i ministrit të Drejtësisë së Kroacisë, por besoj se kolegu do të sillet në pajtim me vendimet e plotfuqishme dhe se Morina do të ekstradohet në Serbi, në mënyrë që të mund të kryhet procedura penale, e cila ka nisur para Gjykatës së lartë në Beograd”, tha Kuburoviç për Tanjug.

Sipas Gjykatës së Lartë, që vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, vendimin përfundimtar për ekstradimin apo jo të tifozit shqiptar e merr ministri kroat i Drejtësisë, Drazhen Boshkanovic.

Ministrit kroat i ka mbërritur një muaj më parë edhe një letër nga homiologu shqiptar, Gazmend Bardhi.

“Ne kemi bindje, mbi bazwn e provave sa vijon, se jeta e Ismail Morinws rrezikohet nwse ekstradohet nw Serbi. Kwrcwnimet ndaj Morinws janw publikuar nw kuadrin e sensacionit, edhe nga mediat”, theksohet në letrën e Bardhit. /b.l/noa.al/