Transmetuar më 06-09-2017, 12:42

Inspektorati Kombёtar i Mbrojtjes sё Territorit ka nisur dy aksione nё qytete tё ndryshme.

Ditën e sotme ka filluar prishja e pesё ndёrtimeve pa leje nё zonёn turistike tё Velipojёs.

Objektet janё nga njё deri nё tre kate, me konstrukt beton arme.  

Ndёrkohё nё Vlorё nё kuadёr tё projekteve pёr rikualifikimin urban pёrgjatё shёtitores dhe vazhdimin e unazёs Vlorё-Uji i Ftohtё, do tё nisё prishja e pesё objekteve 1 dhe 2 katёsh.

IKMT bёn me dije se pronarёt e kёtyre objekteve janё shpronёsuar me Vendim tё Kёshillit tё Ministrave.