Transmetuar më 06-09-2017, 08:30
Publicitet

Atij i pëlqejnë rekordet dhe sidomos të vërë veten në sfidë. Kamarieri Oliver Streumpfel i një lokali në Abensberg të Gjermanisë, ka shënuar një rekord të vërtetë.

Ndërsa në vitin 2014, provoi aftësitë që të ecte për 40 metra pa rrëzuar 26 birra, këtë fundjavë ka surprizuar.

Ai ka përsëritur performancën por me 29 birra, të cilat ua ka shërbyer klientëve.

Streumpfel nuk zhgënjeu ku u shoqërua gjatë gjithë kohës me euforinë e të pranishme.

Në pamje të parë mund të duket diçka e thjeshtë, por imagjinoni se pesha totale e birrës dhe gotave të xhamit shkon në 69 kilogramë. /a.y/noa.al 

Loading...