Transmetuar më 06-09-2017, 00:15

Ky është horoskopi për ditën e mërkurë, 6 shtator 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, financat dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi 

Do ndiheni më afër partnerit/es tuaj gjatë kësaj dite dhe marrëdhënia me të do jetë e mrekullueshme. Secili prej jush do mundohet t’ia plotësojë dëshirat tjetrit. Beqarët do i marrin gjërat si t’iu vijnë dhe nuk do kërkojnë me ngulm të krijojnë lidhje. Të ardhurat do fillojnë të kenë disa përmirësime.

Demi 

Do ndiheni të lënë pas dore gjatë kësaj dite nga ai që keni në krah dhe kjo do iu brengosë pa masë. Flisni me të hapur dhe jepini zgjidhje problemit. Beqarët do jenë shumë impulsivë dhe mund të bëjnë disa gabime të vogla. Kujdes sepse është jeta juaj jo e dikujt tjetër. Financat do kenë disa vështirësi, merrni masa strikte.

Binjakët

Marrëdhënia me partnerin/en do ketë përmirësime të ndjeshme gjatë kësaj dite. Do flisni hapur me të dhe do tregoheni më të kuptueshëm. Për beqarët jeta sentimentale do ketë rëndësi shumë të madhe. Ata do kërkojnë në çdo vend që të mundin sot për të arritur atë që dëshirojnë. Në planin financiar do kryeni transaksione dhe investime me rëndësi të madhe.

Gaforrja

Mos i kërkoni gjëra të pamundura partnerit/es tuaj gjatë kësaj dite, por nga ana tjetër, mos u tregoni as shumë xhelozë me të. Dita e sotme nuk do jetë aspak pozitive për ata që janë në një lidhje. Beqarët do kenë takime pa fund dhe do arrijnë ta bëjnë për vete një person interesant. Financat do jene goxha të favorshme.

Luani

Ditë pozitive kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje megjithatë emocionet nuk do jenë aq të fuqishme sa priteshin. Tregohuni më të duruar dhe më tolerantë me personin që keni në krah. Beqarët do vazhdojnë të mbeten vetëm edhe pse nuk do rreshtin për asnjë moment së kërkuari. Në planin financiar mos u tregoni impulsivë sepse do bëni gabime fatale.

Virgjëresha

Lidhja juaj në çift do thellohet edhe më tepër gjatë kësaj dite. Do bini në një mendje për një vendim që iu duhet të merrni dhe do bëni zgjedhjen e duhur. Beqarët nuk do guxojnë të hedhin hapat drejt një lidhjeje pa qenë të sigurtë. Financat do jenë më të ekuilibruara se kohët e fundit. Hiqni disa para mënjanë për të ardhmen.

 

Peshorja

Do bëni çmos gjatë kësaj dite për ta përmirësuar jetën në çift dhe ka gjasa që t’ia dilni mbanë me sukses. Komunikimi me partnerin/en nuk do shterojë për asnjë moment dhe kjo do jetë pika juaj më e fortë. Beqarët duhet të tregohen më të kujdesshëm dhe të mos nxitohen nëse dikush ju bën një propozim. Në planin financiar duhet të ndiqni një strategji fikse që t’ia dilni mbanë.

Akrepi

Çdo gjë do ecë më së miri sot ndërmjet jush dhe atij që keni në krah. Do flisni lirshëm për gjithçka, madje do thurni edhe plane për të ardhmen. Beqarët do vazhdojnë të jenë në kërkim të shpirtit binjak dhe nuk do ndalen për asnjë moment. Financat do kenë disa tronditje të vogla. Kujdes me shpenzimet.

Shigjetari

Ditë plot diell kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do jeni mjaft sensuale dhe do ia shprehni më tepër ndjenjat atij që keni në krah. Ai nga ana e tij do mendojë t’iu surprizojë në çdo moment. Beqarët nuk do jenë në humor shumë të mirë për të krijuar një lidhje. Financat do jenë të ndërlikuara kështu që bëni shumë kujdes me shpenzimet që do kryeni.

Bricjapi

Mos bëni asgjë sipas mendjes suaj gjatë kësaj dite, por për gjithçka flisni më parë me personin që keni në krah. Në këtë mënyrë do shmangni edhe mosmarrëveshjet e shumta. Beqarët do gjenden përballë dilemave të mëdha dhe do iu duhet kohë për t’u menduar. Konfigurimi i yjeve do jetë pozitiv për sektorin e financave.

Ujori

Jeta juaj në çift do jetë e bukur dhe mjaft harmonike gjatë kësaj dite. Do bashkëpunoni gjithë kohës me atë që keni në krah dhe do dashuroheni ashtu si e ndjeni. Beqarët do kenë një ditë premtuese edhe pse nuk mund të fillojnë menjëherë një lidhje. Me financat duhet të vazhdoni të tregoheni të matur dhe largpamës. 

Peshqit

Ditë jo shumë e mirë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do debatoni ashpër me partnerin/en tuaj sidomos për tema shumë delikate që kanë mbetur pezull nga e kaluara. Beqarët nga ana tjetër do kenë mundësi reale për të krijuar një lidhje serioze. Në planin financiar duhet të shmangni shpenzimet shumë të mëdha. /b.l/noa.al/