Transmetuar më 05-09-2017, 22:44

Përfundon në barazim 1-1 takimi Maqedoni-Shqipëri i luajtur në mbrëmjen e sotme.

Pjesa e parë e takimit të luajtur në Maqedoni u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0 dhe që u dominua nga vendasit të cilët zhvilluan një lojë më sulmuese.

Pjesa e dytë ka nisur më e mirë për Shqipërinë, ku ka gjetur edhe golin e avantazhit.

Ka qenë Odise Roshi ai që ka shënuar golin e avantazhit në minutën e 53’ të takimit pas një krosimi nga sulmuesi Armando Sadiku.

Takimi është barazuar falë një 11-metërshi në minutën e 78’ nga Trajkovski.

Takimi është i vlefshëm për Grupin G në kualifikimet për Botërorin 2018.

Pas këtij rezultati Shqipëria pozicionohet në vendin e tretë me 13 pikë, ku ka përpara Spanjën dhe Italinë.

Ndërkaq Italia ka fituar mbrëmjen e sotme përballë Izraelit me rezultatin 1-0, ndërsa Spanja shkatërroi Lihtenshtejnin 8-0.

Në takimin tjetër, Kosova është mundur 0-1 nga Finlanda në “Loro Boriçi”./a.k/noa.al/