Transmetuar më 05-09-2017, 21:24
Publicitet

Hulumtimi është fokusuar në tashmë femrat ekzistuese në pozitat kryesore dhe ka përfunduar me konstatimin se së paku 48 për qind e femrave në pozitat e drejtoreshave dhe të shefeve ekzekutive janë bionde.

Krahas kësaj, 35 për qind e politikaneve janë bionde, ndërsa një numër i madh i kryetareve të klubeve nëpër fakultete gjithashtu janë bionde.

Të dhënat e grumbulluara tregojnë se femrat bionde janë më të reja se koleget e tyre zeshkane.

Por ana negative është që njerëzit mendojnë që nuk janë mjaft të ashpra dhe se nuk dinë t’u kundërvihen meshkujve në punë.

Po ky hulumtim ka treguar se si meshkujt udhëheqës, edhe politikanet bionde i konsiderojnë më atraktive se koleget zeshkane. Por për ngritje page dhe pozita kryesore do të rekomandonin zeshkanet, shkruan arbresh.info.

Shkurt – njerëzit më lehtë do t’i pranonin femrat që i konsiderojnë më pak të rrezikshme, por të luhatshme në pozitat e larta, sesa ato që duken të ashpra, të fuqishme dhe të vendosura (si p.sh. femrat me flokë ngjyrë të errët apo të thinjura).