Transmetuar më 05-09-2017, 19:28

E përditshmja sportive franceze L’Equipe, ka përzgjedhur formacionin më të mirë të kampionatit italian të “Serisë A”.

Numri më i lartë i lojtarëve në këtë njëmbëdhjetëshe vjen nga skuadra e Juventusit me 5 lojtarë.

Ata janë: Buffon, Sandro, Pjanic, Dybala dhe Higuain.

Ndërkaq Napoli ka tre lojtarë yje sipas revistës franceze: Koulibaly, Hamsik dhe Mertens.

Nga ana tjetër Milan numëron 2 lojtarë: Conti, Bonucci.

Kurse Roma me një lojtar: Naingolan.

Ja formacioni "Top 11": Buffon, Conti, Bonucci, Koulibaly, Sandro, Naingolan, Pjanic, Hamsik, Mertens, Higuain, Dybala. /a.k/noa.al/