Transmetuar më 05-09-2017, 18:23

Një video e frikshme është publikuar së fundmi në rrjetet sociale me pamje teksa rrufeja bie në ballkonin e një shtëpie.

Daniel Model, 38 vjeç, po shikonte stuhinë që po afrohej nga tarraca e tij në Gjerstad, Norvegji, kur rrufeja u përplas papritmas pranë tij.

Në video shihen retë e zeza qe mbulojnë qiellin dhe dëgjohet një zhurmë shumë e madhe kur rrufeja godet ballkonin.

Fuqia e shpërthimit detyroi 38-vjeçarin të kthehej brenda, pasi rrufeja e shkatërroi tarracën.

Por dëmet nuk kishin të mbaruar, ndaj djali vendosi të largohej menjëherë nga shtëpia. /k.k/noa.al/