Transmetuar më 05-09-2017, 15:10

Tiranë, NOA.al- Orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat malore veriore të cilat do të kenë vranësira të lehta e kalimtare. Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në ultësirën perëndimore duke lënë me vranësira disi më të shpeshta zonat verilindore- juglindore. Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë dhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë të tyre në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi permanent verior, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Europa

Ne kushtet e motit të qëndrueshme do të jenë vendet e rajonit duke bërë që moti të jetë kryesisht i kthjellet. Po ashtu, me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare paraqiten gadishulli Iberik si edhe Europa juglindore.

Ndërsa, Europa verilindore, vendet skandinave si edhe një pjesë e Europës Qendrore do të jenë nën dominimin e vranësirave dhe shirave të konsiderueshëm. /a.y/noa.al