Transmetuar më 05-09-2017, 14:18

Prestigjiozja “Financial Times”, i ka kushtuar një reportazh malësisë shqiptare, e më konkretisht Bjeshkëve të Namuna. Në reportazhin e gjatë më shumë se 4 minuta, gazetari Martin Fletcher, shkruan se ishte pikërisht emri i Bjeshkëve të Namuna ai që e tërhoqi të vizitonte këtë vend.

Fletcher zgjodhi të qëndrojë për një javë në malësi, ku shijoj gjithçka, natyrën, ushqimin por dhe takimet me banorët e zonës.

“Në fillim të verës së këtij viti kalova një javë duke ecur nëpër disa pjesë të kësaj gjurme dhe mbeta krejt i magjepsur. U ngjita në majë prej 2500 metrash, me pamje mahnitëse. Notova në liqene ngjyrë gurkali akull të ftohtë.

Fjeta në shtëpitë e fshatarëve, piva nga rakia e kumbullës që e kishin bërë vetë ata, si dhe hëngra mish e djathë, gjizë, bukë dhe sallat të cilat i prodhonin vetë”, u shpreh Martin Fletcher. Gjurmët e Kanunit ndihen ende në malësi, e kjo më shumë për mikpritjen se sa për gjakmarrjen thotë gazetari i prestigjiozes “Financial Times”.

“Kanuni zbatohet ende në Shqipëri, por sidomos në traditën e mikpritjes, edhe pse gjakmarrja vazhdon të praktikohet. Por kjo ndodh shumë radhë dhe është një fenomen i izoluar në shumë pak zona në veri të Shqipërisë”, shton ai.

E pasi qëndroi dhe shijoj mrekullitë në natyrë gazetari ka një tjetër emër për bjekët shqiptare. 

“Nuk e zbulova kurrë pse këto male pothuajse aspak të njohura quhen të “mallkuara”, por fatmirësisht tani kjo nofkë duket e vjetruar. “Të bekuara” do të ishte më e përshtatshme”.